Shkrumbohet nga flaket nje automjet i nje punonjesi policie

Shkrumbohet nga flaket nje automjet i nje punonjesi policie

94
SHPËRNDAJE

Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 21.11.2017, rreth orës 03:10, Salla Operative Vlorë është njoftuar prej një telefonate se në lagjen “Pavarësia”, pranë palestrës se Mundjes, një mjet ka marrë flakë.
Shërbimet policore dhe ai zjarrëfikës kanë shkuar menjëherë pran vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit, prej nga të cilat mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme.
Nga verifikimi dhe hetimi ka rezultuar se mjeti tip ”Benz”, është në pronësi të shtetasit Z.Z. (punonjës policie në Komisariatin e Policisë Vlorës).
Dyshohet që zjarrëvënia të ketë qënë e qëllimshme pasi në pjesën e përparme tek motorri është konstatuar lëndë djegëse.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. 
                                # # #

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.