Shkencëtarja e famshme shqiptare mbledh në Suedi fizikantet dhe astronomet

Shkencëtarja e famshme shqiptare mbledh në Suedi fizikantet dhe astronomet

234
SHPËRNDAJE

Ne s’e dimë, po në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përjeton kulmin e saj shkencor, një astronome shqiptare, që quhet Laura Mersini (Houngton nga i shoqi).

Shkencëtarja nga Vlora, e bija e një mësuesi matematike, është e njohur gjërësisht në rrethet akademike botërore dhe ka marrë vëmëndjen e mediave më të rëndësishme në botë, por në Shqipëri nuk e ka marrë një vëmëndje të tillë nga mediat.

Laura Mersini organizoi këto ditë në Suedi bashkë me universitetin ku ështe e angazhuar, një konferencë me pjesëmarrjen e shkencëtareve më të rëndësishëm të botës.

Përmes një statusi në Facebook, eksperti i ekonomisë, ish-ministri, Arben Malaj, jep vlerësimet e tij për shkencëtaren shqiptare me origjinë nga Vlora.

Malaj flet për mungesë vëmendje nga nga mediat shqiptare si dhe për shumë shkencëtarë të tjerë shqiptarë, që po spikasin në fusha të ndryshme.

“Shume nga televizionet në botë i kanë dhënë akses dhe promovim Laurës.  Çuditërisht asnjë nga mediet e vendit tonë nuk i ka dhënë hapësirën që i duhet, e meriton dhe na bën shumë mirë.

Sot janë lehtësisht të arritshme të gjitha linqet e këtij aktiviteti dhe konferencave ndërkombëtare ku ka referuar Laura.

Ajo është lehtësisht e kontaktueshme me Skype dhe çdo mundësi tjetër për të komunikuar me publikun dhe per të inspiruar shkencetarët e rinj”, thotë Malaj.

Ata e duan Shqiperinë, vijnë çdo vit këtu për ato pak pushime, kanë dëshirë të jenë pjesë e promovimit të Shqipërisë edhe nëpërmjet aktiviteteve shkencore ndërkombëtare në Tiranë dhe qytete tjera të vendit.

“Laura është vajza e Nexhat dhe Stoli Mersinit, vlonjatët e njohin dhe e respektojnë shumë këtë familje. Prof. Nexhet Mersini, ka qenë një nga matematicienet e talentuar të vendit tonë”, shkruan Malaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.