Sekuestrohet lënda narkotike, një armë zjarri dhe një thikë.

Sekuestrohet lënda narkotike, një armë zjarri dhe një thikë.

114
SHPËRNDAJE

Fier

Sektori për Hetimin e Narkotikëve godet një rast të shpërdarjes së drogave të forta.

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “White”.

Kapet me lëndë narkotike të llojit kokainë, arrestohet në flagrancë autori.

Sekuestrohet lënda narkotike, një armë zjarri dhe një thikë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, si rezultat i një pune 2 mujore të ndjekur me metodat speciale të hetimit, finalizuan me sukses operacionin antidrogë të koduar “White”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-Mario Beqiri, 33 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, ju gjet 1 dozë me lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Gjithashtu në banesë ju gjet një sasi tjetër rreth 24 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e lëndës në doza, një armë zjarri pistolet e markës ECOL Special, një krëhër, tre fishekë, një thikë, 110 Euro, 400 dollarë si edhe automjeti i markës “Audi A3” .

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje i armëve të ftohta” parashikuar nga Nenet 283, 278/3 dhe 279 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.