Sekuestrohen 36 kg lëndë narkotike,arrestohet nje shtetas

Sekuestrohen 36 kg lëndë narkotike,arrestohet nje shtetas

61
SHPËRNDAJE

Tepelenë. 
Goditen dy raste të “Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike”.
Sekuestrohen gjithsej 36 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. 
Arrestohen në flagrancë dy poseduesit e lëndës narkotike. 
Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “LEKLI”.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore se shtetasi Hajri Pushi dispononte lëndë narkotike në banesën e tij në fshatin Lekël, Tepelenë , nga seksioni për Hetimin e narkotikëve në D.V.P Gjirokastër dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u zhvillua operacioni “LEKLI”.
Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë, në një godinë që përdorej për të mbajtur vegla pune, në një ambjent të përshtatur u gjetën dy bidona plastik, brenda të cilëve kishte lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 31 kg.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi :
Hajri Pushi, 58 vjeç, banues në fshatin Lekël, Tepelenë, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve”.

——————————–
Gjithashtu nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Muhamet Kika, 58 vjeç, banues në fshatin Arrëz e Vogël, Memaliaj.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi :
Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë, në banesën e tij në fshatin Arrëz e Vogël, Memaliaj, në tavanin e shtëpisë iu gjet një thes me ngjyrë të zezë, brenda të cilit kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. 
Pesha totale e lëndës ishte 5 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.