Sa e vështirë është të jesh mësues në Shqipëri!

Sa e vështirë është të jesh mësues në Shqipëri!

290
SHPËRNDAJE

Prej më shumë se dy muajsh në vendin tonë ka nisur nje fushatë e hapur në media për përbaltjen e mësuesve.

Pse dalim ne këtë përfundim!?Dhuna në shkollë ka vite që nuk vjen nga mësuesit, sigurisht mund te ketë dhe të papërgjegjshëm, por përgjithsisht, jo. Dhuna në shkollat tona vjen së pari nga shoqeria, media, nga nxënësit me njëri- tjetrin dhe nga familja.

Shoqëria shqiptare në përgjithësi vazhdon te jetë jo tolerante, familja shqiptare ka probleme të shumëllojshme, ndërsa media është faktori më I rrezikshëm në përcjelljen e dhunës.

Prej vitesh nuk shfaqen emisione edukative, nuk jepen shëmbuj të sjelljes së mirë ne shoqëri, te modelit pozitiv. Ka vite që ndodh e kundërta, vlerësohen të paaftët, ata që kanë para, këta jane heronjtë e rinj në Shqipëri sot.

Në të gjitha rastet mësuesi nuk është model që duhet ndjekur nga të rinjtë. Në gazeta, televizione, portale flitet vetëm per dhunën ndaj nxënësve, për dhunën ndaj mësuesve nuk flet njeri.

Po ku ndihet mësuesi I dhunuar?! Në të vërtetë mësuesi ka një peshë shumë të madhe. Ai ndonjë herë duhet te plotësojë edhe boshllëqet edukative që nuk I plotëson familja.

Punon edhe jashtë orarit. Po të jesh mësues fiskulture duhet të blesh me lekët e tua dhe topat e futbollit, basketbollit apo volejbollit. Mësuesit kujdestarë komunikojnë me familjet e nxënësve me telefonat e tyre.

Përgjithsisht në mbledhjet me prindër nuk vijnë më shumë se 20% e tyre. Mësuesit duhet të gjejnë vetë zgjidhje për gjithfarësoj situatash jo vetëm në shkollë por dhe jashtë saj ndërkohe që prindrit në shumë raste dorëzohen.

Nga njëra anë shoqeria e trullosur shqiptare dhe nga ana tjetër media tendencioze me publikimet e njëpasnjëshme për të goditur mbi të gjitha figurën e mësuesit.

Ata janë dhe do të jenë gjithmonë optimiste, detyra e vështirë e edukimit të brezit te ri është një mision I vështirë në Shqipëri.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.