Riintegrimi i të miturve pas lirimit nga burgu, thelbësor për shoqërinë

Riintegrimi i të miturve pas lirimit nga burgu, thelbësor për shoqërinë

42
SHPËRNDAJE

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka pritur sot në takim Antonella Scolamiero, përfaqësuese diplomatike e UNICEF në vendin tonë (Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët).

Në takim është diskutuar edhe mbi nevojën për riintegrimin pas lirimit të të te miturve të burgosur apo që ndodhen në Shërbimin e Provës, për gjetjen e zgjidhjeve më të përshtatshme që këta të rinj të mund të shndërrohen në qytetarë të dobishëm për shoqërinë, pavarësisht rrethanave dhe shkaqeve të mëparshme që i kanë vendosur në konflikt me ligjin.

Në fund të takimit, Scolamiero evidentoi një sërë metodologjish të aplikuara në disa shtete, të cilat kanë qenë mjaft rezultative, ndërsa ministri Manjani shprehu mbështetjen e tij për çdo nismë të UNICEF që ka në fokus programet edukative ndaj të miturve dhe të rinjve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.