Rama: Sapo ka përfunduar përgatitja për krijimin e qeverisë teknike

Rama: Sapo ka përfunduar përgatitja për krijimin e qeverisë teknike

131
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka habitur  sonte me një deklaratë të papritur.

Rama ka dhënë edhe ‘lajmin’ se sapo ka përfunduar përgatitja për krijimin e qeverisë teknike 

Por me vijimin e rreshtave, kupton se kryeministri ka gjetur këtë kërkesë të opozitës për të bërë shakanë e 1 prillit. Ai nuk lë pa një mesazh edhe çadrën e PD-së.

“AMARCORD

Të dashur miq, ky i sotmi është edicioni i fundit i rubrikës Amarcord! Sepse sapo ka përfunduar përgatitja për krijimin e qeverisë teknike dhe kjo rubrikë do të mbyllet, bashkë me këtë faqe!

Lamtumirë!!!….

(Sot, gjithkush mund të thurë një rrenë, me lezet për të tromaksur një çast miqtë me hilaritet? Helbete, dita e rrenave është dhe nuk bëhet qameti! Po sa për rrenat e çdo dite tjetër, mos e çani kokën. Nuk ka çadër që ia fsheh mërzinë dhe ia mbron rrenës statujën, prej diellit të së vërtetës? Siç e thotë Konica diku, ngaqë statuja nuk ish as mermeri as bronzi, po prej hallve, ngjau një gjë e mërzitur. Dhe hallva nisi të shkrijë nën rrezet e diellit?)”, shkruan Rama.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.