Protestojne 24 familje te Patosit pas vendimit per prishjen e objekteve

Protestojne 24 familje te Patosit pas vendimit per prishjen e objekteve

275
SHPËRNDAJE

Pronarët e disa objekteve në qytetin e Patosit që është parashikuar të prishen në kuadër të zbatimit të planit të ri rregullues kanë protestuar kundër vendimit të marrë nga bashkia duke e quajtur selektiv. Ata janë ankuar se Bashkia e Patosit nuk ka qenë e drejtë në përzgjedhjen e objekteve që do të prishen duke penalizuar 24 familje dhe duke favorizuar të tjerë pronarë të objekteve që sipas tyre janë ndërtuar në hapësira publike pas viteve ’90. Protestuesit kanë theksuar faktin se mbyllja e këtyre bizneseve do të lërë të papunë dhjetëra persona.
Gjithashtu, protestuesit kanë ngritur shqetësimin e tyre edhe lidhur me vlerën e ulët financiare të shpërblimeve, duke u shprehur se shuma që u është akorduar nuk e justifikon humbjen e pronës së tyre.

Ndërkohë, kryetarja e Bashkisë Patos, Rajmonda Balili është shprehur se gjithçka është kryer në bazë të ligjit. Sipas saj, selektimi është kryer në funksion të planit rregullues të qytetit.


Sipas kryebashkiakes Balili, procesi i shpërblimit të 24 objekteve dhe prishjes së tyre pritet të përfundojë Brenda 30 ditëve. Për shpronësimin e këtyre 24 objekteve është akorduar një fond prej 49 milionë lekësh.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.