Protestat e PD ne cdo rreth te vendit

Protestat e PD ne cdo rreth te vendit

34
SHPËRNDAJE

TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një mbledhje sot më kryetarët e Partisë Demokratike të degëve në rrethe, ndërsa protesta e opozitës ka hyrë në ditën e tetë.

në mbledhje është diskutuar për strategjinë e protestës në koordinim me degët dhe bazën e partisë.

Mësohet se në mbledhje është vendosur që çdo ditë, degë të ndryshme të dalin në protesta në rrethe. Pra, sipas vendimit të Bashës që ka marrë sot në takimin me krerët e PD-së në rrethe, çdo degë do të organizohet në protesta krahas “çadrës së lirisë” të vendosur përpara Kryeministrisë.
Por sot Basha përsëriti thirrjet e tij për të vijuar protestën deri në realizimin e kushteve të opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai tha kjo nuk ështël ojë por luftë, duke iu kërkuar qytetarëve të mos kthejnë faqen tjetër kur i godasin me pëllëmbë por tua kthejnë me grusht. Pas këtyre thirrjeve, të bëra edhe gjatë ditës së djeshme, policia denoncoi kreun e PD-së në Prokurori.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.