Prokuroria e krimeve te renda, flete arreste per 3 zyrtar te larte...

Prokuroria e krimeve te renda, flete arreste per 3 zyrtar te larte te policise se shtetit

67
SHPËRNDAJE

Tre ish-zyrtarë të Policisë së Shtetit janë në kërkim, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër-arrestet ndaj tyre në kuadër të hetimit për “dosjen Tahiri’.

Ish-zyrtari i parë ndaj të cilit është lëshuar fletë arresti është Jaert Ccela, ish-drejtor i Policisë së Vlorës për më shumë se 2 vite. Ai është akuzuar nga opozita si i lidhur me trafikun e drogës.
Ish-zyrtari tjetër ndaj të cilit është lëshuar urdhër-arresti është Sokol Bode, drejtues i Postës Kufitare të Dhërmiut. Atij i është bërë publike edhe foto me Moisi Habilajn, ndërsa opozita e akuzonte si njeriun kryesor.

Një tjetër zyrtar ndaj të cilit është lëshuar urdhër-arresti është Gjergji Kohila, oficer policie nga Delvina. Ai mësohet se ishte edhe një nga njerëzit e besuar të Habilajve në këtë zonë.

Urdhër-arresti është lëshuar edhe për një tjetër ish-drejtor policie, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur.Asnjë prej urdhër-arresteve nuk është ekzekutuar ende nga policia.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.