Prokurimet Publike:“Jo më procedura prokurimi për drekat dhe darkat festive

Prokurimet Publike:“Jo më procedura prokurimi për drekat dhe darkat festive

52
SHPËRNDAJE

“Jo më procedura prokurimi për drekat dhe darkat festive”. Agjencia e Prokurimit Publik dhe Ministria e Financave  nëpërmjet një njoftimi të fundit kanë tërhequr vëmendjen e autoriteteve kontraktore, që të mos shpallin më procedura të tilla prokurimi.

Gjithashtu në vendim theksohet se Drejtoritë e Thesarit do të bllokojnë ekzekutimin e pagesave, për të tillë tendera dhe prokurime..

“Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) ka konstatuar se, kohët e fundit autoritetet kontraktore kanë shpallur dhe zhvilluar në Sistemin e Prokurimit Elektronik procedura prokurimi me vlerë të vogël, të cilat kanë si objekt dreka apo darka festive. Nisur nga qëllimi i ligjit nr. 9643/2006 “Për Prokurimin Publik”, por edhe i Ligjit nr. 10296/2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, të cilët synojnë mirëpërdorim të fondeve publike, APP dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë tërheq vëmendjen e autoriteteve kontraktore që të mos shpallin procedura të tilla prokurimi. Gjithashtu, bëjmë me dije se Drejtoritë e Thesarit do të bllokojnë ekzekutimin e pagesave për objekte të tilla prokurimi”, thuhet në njoftimin e MFE dhe APP.

Vetëm në 20 ditët e para të muajit Dhjetori janë  shënuar rekorde të reja të abuzimit me paratë e taksapaguesve në këtë drejtim. Janë bërë për 20 ditë plot 25 tendera të ndryshëm që në titull kanë pasur blerje shërbime të organizimit të festave, aktivitete sociale për vitin e ri, aktivitete festive për festat e fundviti, darkë festive, festat e fundvitit, shpenzime pritje e dreka, për të gjithë punonjësit e administratave lokale, rajonale e qëndrore.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.