Prill – Leku zhvlerësohet, euro dhe dollari fitojnë pikë

Prill – Leku zhvlerësohet, euro dhe dollari fitojnë pikë

48
SHPËRNDAJE

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë dollari amerikan këmbehet të hënën me 122,11 lekë ose 0.30 lekë më shumë se në fundjavë.

Ndërkohë monedha europiane, edhe pse në tregjet ndërkombëtare është dobësuar, përballë lekut në tregun vendas, ajo vijon të mbetet e fortë për shkak se 40 % të veprimeve shqiptarët i paguajnë në euro.

Një euro është shkëmbyer me 138,36 lekë, ose 0.04 lekë më shumë se një ditë më parë. Sipas ekspertëve të ekonomisë, dollari amerikan është forcuar ndaj monedhave të tjera për shkak se ekonomia e SHBA-ve ka njohur një ecuri mjaft pozitive kohët e fundit ndërkohë që eurozona vijon të ketë një rritje ekonomike modeste.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.