Policia sekuestron 70 kg droge bllokohet dhe sekuestrohet një furgon

Policia sekuestron 70 kg droge bllokohet dhe sekuestrohet një furgon

79
SHPËRNDAJE

Vlorë
Policia sekuestron 70 kg lëndë narkotike.
Bllokohet dhe sekuestrohet një furgon.
Vihet në pranga autori i dyshuar.
Arrestohet shtetasi:

· Nikolas Toçaj, 24 vjeç, banues në Vlorë.
Më datë 06.06.2017, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, pranë një marketi, Policia e Vlorës ka konstatuar dhe sekuestruar një sasi me lëndë narkotike në sheshpushimin e një pallati.


Lënda narkotike u gjet e vendosur në 4 qese të zeza plastike, të mbështjella me natriban ngjyrë kafe, e cila pas peshimit në total ka rezultuar prej 70 kilogramë, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Gjithashtu, në hyrjen e këtij pallati është gjetur dhe bllokuar një automjet tip furgon Ford, nën përdorimin autorit të dyshuar, i cili dyshohet se mund të përdorej për transportimin e lëndës narkotike.
Shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit Nikolas Toçaj, në pallatin ku u gjet lënda narkotike si dhe u bë arrestimi i tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.