Pllaka e mermerit bie nga kamioni dhe zë poshtë veturën, 4 të...

Pllaka e mermerit bie nga kamioni dhe zë poshtë veturën, 4 të plagosur

311
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lushnje-Berat.Një pllakë e madhe mermeri dyshohet se ka rrëshkitur nga një kamion dhe ka zënë poshtë automjetin tip Peugeot, i cili udhëtonte pas kamionit.

Brenda në automjet ndodheshin 4 persona dhe në pjesën e pasme të automjetit kanë qenë nënë e bijë. Nuk ka ende një njoftim zyrtar mbi këtë ngjarje.

Lushnje
Informacion paraprak i policise
Në datën 11.11.2017, rreth orës 12.45, në autastradë, në fshatin Çiflig, Lushnje, nga një mjet tip kamion me targë AA 667 MP me drejtues shtetasin B.P, 41 vjeç, banues në Fushë Krujë, që transporton gur mermeri, ka rënë një gur i madh dhe ka zënë poshtë një mjet autoveturë tip “Pezho” me targë AA 862 SF që drejtohej nga shtetasi M.I, 29 vjeç, banues në Tiranë i cili po mer mjekim në Spitalin Rajonal Lushnje.


Brenda autoveturës ndodheshin edhe 3 persona nga të cilët ka ndërruar jetë shtetasja E.I, 24 vjeçe. Ndërsa shtetasit Sh.I, 52 vjeç dhe V.I, 50 vjeçe nuk kanë pësuar dëmtime.

(të katërt banues në Tiranë).
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i mjetit tip kamion shtetasi B.P dhe po kryen veprimet proceduriale.
Po kryen veprimet nga grupi hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarje.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.