PD nuk hyn në zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër

PD nuk hyn në zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër

27
SHPËRNDAJE

Opozita ka marrë sot vendimin e madh, të njoftuar edhe më herët, kur qytetarët u thirrën të bëhen pjesë e protestës së 18 shkurtit. Bëhet fjalë për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Nënkryetari i PD, Edi Paloka, i ftuar në emisionin “Kjo javë” me gazetaren Nisida Tufa në “News24” e ka thënë hapur atë që kreu i PD Lulzim Basha nënkuptoi në protestë.


“PD nuk hyn në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër”, – pohoi Paloka.
Ju keni ndjekur gjithçka nga afër, keni qenë aty. A ishte në pritshmëritë tuaja kjo protestë?
Ne kemi deklaruar që më parë, që kjo do të jetë protesta më e madhe në Shqipëri. Dhe këtë e arriti. Kjo ka qenë vërtet një nga protestat më të mëdha të organizuara në Shqipëri, sa i takon numrave. Flas për numrin e protestuesve. Ky ka qenë edhe qëllimi i protestës të sotme të PD, tregimi i forcës, jo në kuptimin negativ, por për t’i bërë të qartë kësaj qeverie dhe të gjithë atyre që janë të interesuar për mbarëvajtjen e gjerave në Shqipëri, se nuk kemi të bëjmë me qëndrimin e opozitës, apo një partie politike, por për një qëllim që u intereson të gjithë shqiptarëve. Dhe kjo është dëshira për zgjedhje të lira e të ndershme.
Tani aty ka qëndruar një numër më i vogël protestuesish?
Padyshim që nuk do të mund të qëndronin të gjithë protestuesit aty. Por për qëndrimin me çadra, vijimin e protestës u mor vendimi bashkë me qytetarët. Padyshim që një gjë e tillë na ishte kërkuar nga qytetarët edhe nga takimet e zhvilluara në qytete të ndryshëm të vendit edhe më parë. Qytetarët kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme.
Basha në podium u shpreh se nëse nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme, nuk do të ketë zgjedhje. Çdo të thotë kjo?
Vendimi i sotëm është se u vendos jo vetëm prej PD e partive opozitare, por prej gjithë qytetarëve, që nëse nuk zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme, zgjedhje nuk ka. Sa të jetë kjo qeveri me Edi Ramën, nuk ka zgjedhje të lira e të ndershëm. Sot u vendos se duhet të ikë kjo qeveri, që të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Nëse kjo qeveri vazhdon me arrogancën e saj, nuk do të ketë zgjedhje.
Ju do të merrni pjesë në zgjedhje apo do bojkotoni?
Bojkoti i PD dhe nuk ka zgjedhje, nuk është e njëjta gjë. Është shumë e thjeshtë, nuk do të ketë zgjedhje më 28 qershor. Rama kërkon të bëjë votime, siç bëri në Korçë, e Dibër. Ato nuk janë zgjedhje, por bëhen siç do Rama, ndan përqindjet. Kjo nuk do të ndodhë. Në Shqipëri më 18 qershor, nëse Rama do të jetë Kryeministër, nuk do të ketë zgjedhje. E shoh si të vetmen rrugë.
Pse nuk e ka ndjekur si rrugë PD atë që propozoi Topalli një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Rama?
Nuk flasim më për numrat në parlament, ata janë numrat e 2013. Ato kanë ndryshuar. Ka ndryshuar realiteti. Mbi 70 % e shqiptarëve nuk e duan më këtë qeveri. Sot qytetarët duhet të lihen të votojnë të lirë. Ne nuk kërkojmë rrëzimin e qeverisë, që të ikë Rama dhe të vijë Basha kryeministër, por të mbahen zgjedhje të lira e të ndershme./balkanweb/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.