OECD-ja organizon mbledhje pas skandalit “Panama Papers”

OECD-ja organizon mbledhje pas skandalit “Panama Papers”

26
SHPËRNDAJE

Zyrtarë të lartë të administratës tatimore në shkallë globale (JITSIC) u mblodhën sot nën udhëheqjen e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), si pasojë e publikimit të skandalit “Panama Papers”

Sipas OECD-së, qëllimi i mbledhjes është shqyrtimi i mundësive të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit, identifikimi i rreziqeve të evazionit fiskal dhe përcaktimi i një nisme të përbashkët, pas publikimeve të “Panama Papers”.

“Takimi i JITSIC-së (Joint International Tax Shelter Information and Collaboration) i mbledhur disa ditë më parë, u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pritet të përfundojë sot në mbrëmje”, sqaroi për median një zëdhënës i organizatës.

JITSIC, i cili mbledh së bashku zyrtarë të autoriteteve tatimore nga 46 shtete, ka si mision kundërveprimin ndaj rreziqeve të mashtrimit tatimor në shkallë ndërkombëtare, me anë të një bashkëpunimi efektiv dhe shkëmbimit në mënyrë sa më të shpejtë e të frytshme të informacioneve me autoritetet e tjera tatimore.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.