Nje ze i forte nga Shoqeria Civile kundershton Kryebashkiakun e Fierit per...

Nje ze i forte nga Shoqeria Civile kundershton Kryebashkiakun e Fierit per Inceneratorin e Verrise

514
SHPËRNDAJE

Pas deklarates se Kreut te Bashkise Armando Subashi ku kundershtonte dhe hidhte poshte akuzat e Kryetares se LSI Monika Kryemadhi per ndertimin e inceneratorit ne Verri vjen nje tjeter ze i forte dhe akuzues nga shoqeria civile. Napolon Laska nje emer i njohur tashme si nje ze i forte i shoqerise civile edhe ne protestat e fuqishme kunder iceneratorit ne Plyk, Mbrostar dhe Verri ka publikuat nje status ne rrjetin socialist ku mohon faktin se eshte pyetur komuniteti

Statusi i plote i Napolon Laskes

Dëgjova sot kryetarin e Bashkisë Fier ku thoshte se me banorët e zonës është bërë konsultim për ngritjen e impjantit të djegies së plehrave në Verri.

O mashtrues, që nga dita e parë kur ti me Ben Ahmetajn e Klodian Zoton vendosët të ndërtoni impjantin në Verri, aty ka patur vetëm protesta, kundërshtime dhe një peticion me gjithë firmat e banorëve të fshatit kundër ndërtimin e impjantit.

O mashtrues, para zgjedhjeve dole dhe the që nuk do bëhet impjant plehrash në Verri, sot del e na thuaqë është punë e mbaruar.

O burracak, tërhiqe policinë mos ushtro dhunë mbi bijtë dhe bijat e Verrisë.

O i pangopur, lëri banorët e palodhur të zonës të jetojnë të qetë, se kundërveprimin aq e merr me mend.

Banorët e Verrisë dhe gjithë zonës janë të vendosur, ashtu siç e shporrëm impjantin nga Plygu e nga Mbrostari, do e shporrim dhe nga Verria. Kjo me çfarëdolloj çmimi, sepse çmimi i moslejimit është gjithmonë më i vogël se çmimi i ndërtimit, i cili është jeta.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.