Nis aplikimi per pallatet pa pronar, ja si  merret hipoteka

Nis aplikimi per pallatet pa pronar, ja si  merret hipoteka

99
SHPËRNDAJE

Hapet drita jeshile për hipotekimin e pallateve të braktisura nga ndërtuesit në kryeqytet. Në bashkinë e kryeqytetit kanë nisur aplikimet nga vetë subjektet ndërtuese apo banorët, të cilët kanë mbetur pa tapi për shkak të falimentimit të investitorit, apo atyre që kanë ndërtuar në shkelje të lejes së ndërtimit dhe në këto kushte e kanë të pamundur të legalizohen.
Duke qenë se këto raste nuk janë të parashikuara dhe nuk gjejnë zgjidhje nga ligji në fuqi “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” i është dhënë kompetencë pushtetit vendor që të bëjë kolaudimin dhe pajisjen e apartamenteve me certifikatë përdorimi, duke i dhënë mundësi të regjistrohet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive së Paluajtshme e më pas të hipotekohet.Më poshtë do tësjellim dokumentacionin e plotë me pesë hapat, nëpër të cilat kalon ky proces bashkë me dokumentacionin që duhet të dorëzojnë investitorët apo personat fizikë, mbajtës të aktmarrëveshjeve ligjore.
Procedura 

Janë dy kategori që mund të aplikojnë pranë zyrave të pritjes nëBashkinë e Tiranës, subjekti ndërtues ose përfitues (posedues i njësisë së banimit).

Së pari, bëhet një kërkesë për fillim procedure, e cila parashikon dorëzimin e një liste dokumentesh (të pasqyruara në tabelën përbri shkrimit), të cilat i bashkëngjiten formularit të aplikimit. Familjarët, mbajtës të aktmarrëveshjeve ligjore, përveç tij duhet të kenë edhe një relacion sqarues e përshkrues lidhur me objektin ku banon, si dhe një ekstrakt historik QKR-je të subjektit ndërtues.
Sakaq, këta të fundit në rast se shprehin vullnetin t’i shkojë në fund një projekti që mund ta kenë braktisur për shkaqe të ndryshme, kanë një listë të gjatë dokumentacioni që duhet ta depozitojnë pranë bashkisë. Më pas, personat përgjegjës në bashki bëjnë aktkontrollet që vërtetojnë se objektet janë kryer në shkelje të lejes së ndërtimit, si dhe në ditën e kontrollit nuk kanë bërë shtesa.
Faza e dytë është më tepër teknike dhe ka të bëjë me rishikimin e kushteve të lejes së dhënë. Më konkretisht, bëhet verifikimi i akteve të kontrollit nga sektori i Lejeve, licencës së investitorit, si dhe projektin teknik të realizimit. Në rast se nuk konstatohen shtesa apo shtim në volum e sipërfaqe, bëhet kolaudimi dhe pajisja me dokumentacionin tekniko-ligjor të objektit, që janë pjesë e fazës së tretë dhe të katërt.
Kështu, subjekti ose banori merr nga Drejtoria e Përgjithshme për Planifikimin në bashki një procesverbal kolaudatori dhe dokumentacionin tekniko-ligjor. Kjo i paraprin pajisjes me certifikatë përdorimi, me të cilën qytetarët mund të regjistrojnë direkt apartamentin e tyre pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive së Paluajtshme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.