Ngjarjet dhe procedimet penale ne 24 oret e fundit ne Fier

Ngjarjet dhe procedimet penale ne 24 oret e fundit ne Fier

176
SHPËRNDAJE

Informacion i Drejtorise Policise Qarku Fier
Komisariati i Policisë Divjakë

Më datë 08.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin A. S., vjeç 29, banues në Divjakë, pasi dyshohet se rreth orës 16:00, në Divjakë, për shkak të detyrës, ka kanosur shtetasin A.K., vjeç 53, banues në Lushnjë. Neni 238 i Kodit Penal.

Më datë 08.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje, për shtetasin E.B, vjeç 27, banues në fshatin Hinkë, Berat, pasi dyshohet se rreth orës 14:50, në “Skënder Libohova”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 08.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë dhe punohet për kapjen e shtetasit I. K. vjeç 40, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se, rreth orës 12:30, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish bashkëjetueses A. V., vjeç 35, e cila është me urdhër mbrojtje. Nenet 130/a/4 e 321/2 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.