Ne Fier dhe ne gjithe vendin nisin ndeshkuese ne sektorin e ujit...

Ne Fier dhe ne gjithe vendin nisin ndeshkuese ne sektorin e ujit të pijshëm.

386
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama u drejtoi një thirrje publike konsumatorëve që furnizohen me ujë që të vetërregullojnë situatën dhe lidhin kontratat brenda 90 ditëve.
“Njëkohësisht do të nisë prerja e lidhjeve të paligjshme pa penalizime në këtë periudhë tranzitore, për të vazhduar në shkurt me kontrollin derë më derë dhe penalizimet ligjore për çdo vjedhje të ujit”, tha Rama para kryetarëve të 61 bashkive në vend.


“Është një situatë që s’ka si bëhet më keq. Dhe vetëm një reformë e ngjashme me atë që patëm për energjinë elektrike do të na shpëtonte”, tha Rama.


“Nuk do ta fillojmë me penalizime. Vjedhja e ujit si vjedhja e energjisë, dënohet nga kodi penal, por do të japim kohë që të vetërregullohen. Do të fillojmë menjëherë prerjen e lidhjeve të paligjshme, por nuk do të shoqërohet me penalizime për 90 ditë.”

Rama tha se deri në muajin qershor do të pajisen me matësa të gjithë ata që do të vetërregullohen, ndërsa në më pak se një vit, beteja do të fokusohet tek ndryshimi i mendësisë. “Për fat të mirë si me energjinë, shembullin e kemi të qartë. Nuk janë të gjithë që vjedhin ujin apo energjinë.”
Rama kujtoi se Shqipëria është vendi i dytë më i pasur me burimet ujore, teksa në krahun tjetër jemi i vetmi vend me probleme serioze në furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm.
Ai tha se me përjashtim të 7 qyteteve uji shkon në rubinete vetëm 4 deri në 5 orë në ditë. Si përgjegjëse për këtë situatë Rama tha se pikë së pari është qeverisja qendrore, e cila në 27 vite nuk e ka zgjidhur këtë problem.
Kryeministri tha se edhe sikur vetëm 1 për qind të burimeve natyrore që kemi, furnizimi do të ishte i garantuar për të gjithë banorët në të gjithë vendin.

ERTV Live😊: REFORMA NË SEKTORIN E UJIT TË PIJSHËM – Thirrje publike për konsumatorët që furnizohen me ujë në rrugë të paligjshme, që të vetërregullojnë situatën dhe lidhin kontratat brenda 90 ditëve. Njëkohësisht do të nisë prerja e lidhjeve të paligjshme pa penalizime në këtë periudhë tranzitore, për të vazhduar në shkurt me kontrollin derë më derë dhe penalizimet ligjore për çdo vjedhje të ujit.

Geplaatst door Edi Rama op maandag 6 november 2017

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.