Ne 3 qershor mbledhja e dy qeverive

Ne 3 qershor mbledhja e dy qeverive

39
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, bëri të ditur sot se “mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë do të mbahet më 3 qershor në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Gjatë mbledhjes së qeverisë së Kosovës, Kryeministri Mustafa theksoi se “po përgatitemi për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Deri në fund të javës së ardhshme duhet t’i kemi të përfunduara të gjitha marrëveshjet që mund të lidhen mes dy qeverive. Për mos të pasur vonesa në fillim të javës së ardhshme do të ulemi t’i përgatisim ato”.

Kreu i qeverisë kosovare i kërkoi kabinetit qeveritar që të punojnë dhe të përgatisin të gjitha marrëveshjet.

Në mbledhjen e 15 prillit,  qeveria e Kosovës deklaroi nisjen e përgatitjeve për mbledhjen e përbashkët me Këshillin e Ministrave të Shqipërisë dhe paralajmëroi propozimin e grupit të autorizuar përgatitor lidhur me kohën e vendin e mbajtjes mbledhjes së përbashkët.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.