Ndërron jetë nje diplomat i lartë i Gjermanisë në Tiranë.

Ndërron jetë nje diplomat i lartë i Gjermanisë në Tiranë.

44
SHPËRNDAJE

Burime nga policia thanë se në orët e para të mëngjesit të djeshëm është gjetur i pajetë në banesën e tij, Michael Gumprich, 54 vjeç zyrtar i ambasadës gjermane në Tiranë, thanë për SYRI.net, burime nga policia.
Sipas tyre, Gumprich jetonte në një banesë me qira në rrugën e Bogdanëve, jo shumë larg nga ambasada. 54-vjeçari ishte në Tiranë me detyrën sekretarit të dytë të ambasadës së Gjermanisë në Shqipëri
Trupi është gjetur në banesën e tij dhe nga të dhënat e para mësohet se në trup nuk ka pasur shenja dhune, apo shenja të tjera që mund të çojnë në dyshimet e një krimi.
Por trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për këqyrjen e kufomës. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.