Ndahet nga jeta ish deputeti i Fierit Dritan Prifti

Ndahet nga jeta ish deputeti i Fierit Dritan Prifti

968
SHPËRNDAJE

Ndahet nga jeta në moshën 49-vjeçare ish-ministri i Energjetikës dhe deputet i Fierit nga LSI ,Dritan Prifti.
Dritan Prifti vuante nga një sëmundje agresive të gjakut prej një viti dhe për këtë shkak ai kishte hequr dorë dhe nga jeta publike dhe politike.
Prifti i ishte nënshtruar së fundmi një operacioni tepër të vështirë në Itali, dhe Gjermani nga i cili nuk janë vënë re përmirësime.

Mesohet se Dritan Prifti ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij .Pasi mjekët italianë ia kishin hequr shpresat ditë më parë, ai u kthye pranë familjes për të kaluar orët e fundit me ta.

Pasditen e djeshme ai është kthyer në Shqipëri, ndërsa u bë me dije se gjendja e tij po shkonte drejt përkeqësimit.

Pak kohë para zgjedhjeve të 25 qershorit ai pohoi se po përballet me një sëmundje të rëndë, e cila nuk e lejonte të bëhej pjesë e fushatës.

Ai tha se nuk mundej fizikisht pasi prej mbi një viti po luftonte me një sëmundje agresive dhe të vështirë gjaku. Prifti shërbeu si Ministër i Energjitikës në vitet 2009-2010.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.