Motori perplaset me nje automjet gjen vdekjen 25 vjecari

Motori perplaset me nje automjet gjen vdekjen 25 vjecari

129
SHPËRNDAJE

Divjakë
Informacion paraprak
Në datën 27.05.2017, rreth orës 20:35, në fshatin Mizë, Divjakë, shtetasi A.P, 32 vjeç, banues në fshatin Mizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targa AA 634 BE, është përplasur me një motorçikletë.
Si pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorçikletës shtetasi M.M, 32 vjeç, banues në fshatin Kryekuq, Divjakë, dhe pasagjeri në motorçikletë, shtetasi L.S, të cilët janë dërguar në spitalin Lushnje dhe ndodhen nën kujdesin e personelit mjekësor.

Shtetasi L.S është në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Eshtë shoqëruar në Komisariat shtetasi A.P dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Në vijim të informacionit që bënë fjalë për aksidentin e ndodhur në fshatin Mizë, njoftohemi se shtetasi L.S, 25 vjeç, banues në fshatin Kryekuq, Divjakë, i cili ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.