Mirjam Daci: ”Lidhja ime me Shqipërinë, si foshnja me kulloshtrën e saj”

Mirjam Daci: ”Lidhja ime me Shqipërinë, si foshnja me kulloshtrën e saj”

45
SHPËRNDAJE

Me shumë durim dhe vështirësi, me dhimbje e mall për vendin e saj, Mirjam Daci, krijoi folenë e saj modeste, në Strasbourgun e stilit Gotik.

Ju desh të integrohej, të përballonte kontrastet e forta, mes jetës shqiptare të izoluar e të varfër dhe jetës së lirë e kapitaliste të Francës dhe Strasbourgut. Gradualisht, duke ecur në shkallët e modestisë, me dëshirë të mirë, me punë, e besim, arriti të kapërcej vështirësitë. Mes peshës së viteve, në një shoqëri të lirë kapitaliste dhe viteve nga vendi i prejardhjes, arriti të plotësojë një dëshirë të hershme, të realizonte studimet në drejtësi.  Në vitin 2004 , Mirjam Daci, u diplomua në Strasbourg, në Drejtësi CE (Communiteti Europian).

Kur e takon sot, qetësia e të folurit , qetësia e të menduarit e shprehur me pritshmërinë e së vërtetës së jetuar prej saj, të grishin ta dëgjosh dhe të marrësh dhe këshilla përvoje nga Mirjami, e rritur në një familje të konsoliduar në kulturë dhe në traditë sa njerëzore po aq intelektuale, të cilën ajo e tregon me modesti  në këtë intervistë. Sepse, Mirjami, apo si e thërrasin miqtë e saj, Mimi, thotë se asgjë serioze nuk mund të arrihet pa punë dhe kjo për të, eshte një postulat. Është lodhur, djersitur me qindra herë, shpesh dhe në disfavorin e saj, që të mund të ngjiste gradualisht shkallët e vështira europiane. Por, ka bindjen se dëshira e vullneti i mirë, janë primaret për këdo që dëshiron të ecë përpara.

Mendoj se çdo eksperiencë e fituar  e çdo investim që bëjnë në Shqipëri apo në rajon, – thote Mirial,  është një pasuri kombëtare. Eksperiencat janë si minierat, sa më shumë të kesh të drejtë t’i shfrytëzosh, aq më pasuri ka një shoqëri,cilado qoftë ajo. Kam bindjen e plotë, se çdo zemër shqiptari sa do larg të jetë, ka dëshirë të investojë në Shqipëri. Do doja fuqishëm, e me shpresa të mëdha që të gjitha reformat që janë nisur e që do bëhen, qofshin ato institucionale, ekonomike dhe administrative, të bazohen në tre principet bazë të  demokracisë, e proporcionalitetit, si shumë shoqëri të zhvilluara në Europë e në botë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.