Ministria e Drejtesise “nis largimet nga puna”ne hipoteka

Ministria e Drejtesise “nis largimet nga puna”ne hipoteka

129
SHPËRNDAJE

 Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka njoftuar sot hapjen e konkursit publik për vendet e lira të punës në Hipoteka. Gjonaj, në një konferencë për shtyp nga Ministria e Drejtësisë, tha se qeveria është e vetëdijshme për shërbimin që ofrohet sot në Hipoteka.

“Është pikërisht kjo dhe zhdukja e çdo rasti korruptim arsyet që na çojnë sot në hapjen e konkursit publik…që të kemi në krye të zyrave të hipotekave në çdo cep të Shqipërisë nëpunës seriozë shteti, shërbyes të çdo qytetari dhe jo të partive politike.”
Ajo ftoi të gjithë qytetarët që besojnë që përmbushin kriteret ligjore për këto pozicione të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën e postës zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë dhe të bëhen pjesë e kësaj reforme që sapo ka filluar.
Ministrja garantoi të gjithë aplikuesit “për një proces transparent dhe objektiv vlerësimi për zgjedhjen e personave më të përshtatshëm dhe më profesionistë në drejtim të shërbimeve publike për regjistrimin e titujve të pronësisë.”
Gjonaj tha se ky konkurs është vetëm hapi i parë për rekrutimin e nëpunësve publikë mbi baza vetëm meritokracie. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.