Ministri i LSI gjobit pesë kryebashkiakë,me 500 mijë lekë. 

Ministri i LSI gjobit pesë kryebashkiakë,me 500 mijë lekë. 

41
SHPËRNDAJE

Pesë kryetarë bashkie dhe disa krerë institucionesh publike shëndetësore kanë marrë gjoba nga Ministria e Mjedisit, e drejtuar nga Lefter Koka i LSI-së, e kjo për shkak të mosmenaxhimit si duhet të mbetjeve spitalore.

Lajmi është bërë i ditur në analizën së punës për vitin 2016 të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe i Pyjeve.

“Nga inspektimet e kryera në rang vendi për menaxhimin e mbetjeve urbane janë marrë 23 masa administrative. Nga këto 5 masa me gjobë janë vendosur për kryebashkiakët e bashkive Pustec, Pogradec, Sarandë, Devoll dhe Librazhd të cilët janë gjobitur me një vlerë prej 500.000 lekë secili. Masa administrative me gjobë janë marrë edhe për disa ndërmmarrje publike”, – sqaroi gjatë një konference të posaçme shtypi Kryeinspektori i ISHMP-së, Ergys Agasi.
Ai theksoi faktin se të dhënat shënojnë rezultate dukshëm pozitive, me një performancë cilësore dhe në rritje të dukshme shifrash krahasuar me vitin 2015.
“Gjatë vitit 2016 nga Inspektoriati i Mjedisit janë kryer gjithsej 7353 inspektime, ose 58% më shumë krahasuar me vitin 2015. Janë vendosur 15.3% më shumë gjoba se në 2015-ën me një vlerë monetare 7.9% më shumë se në vitin 2015. Për herë të parë vitin e shkuar janë vendosur 11 dënime me paralajmërim. Janë marrë masat për pezullime dhe mbyllje aktivitetesh me 48% më shumë krahasuar me vitin 2015”, – thuhet në njoftimin e Inspektoriatit të Mjedisit.
dhe ndaj spitalit Rajonal Korçë, Qendrës Shëndetësore Hekal, Mallakastër, Spitalit “Ihsan Cabej“ Fier, Drejtorisë së Shëndetit Parësor Dibër dhe Drejtorisë së Shëndetit Parësor“ Shkodër janë vendosur gjoba.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.