Miliona euro janë sekuestruar nga policia vetëm në muajin shtator

Miliona euro janë sekuestruar nga policia vetëm në muajin shtator

117
SHPËRNDAJE

Vetëm për një muaj në prokurori kanë mbërritur 44 raste të bllokimit dhe sekuestrimit të pronave nga policia. Në fushatën e sekuestrove nga operacioni “Vjeshtë 2017” mendohet se vlera totale e pasurive nën hetim është rreth 50 milion euro.

Nuk mund të parashikohet se çfarë pjese e kësaj vlere do të arijë të hetohet apo konfiskohet, por personat e prekur janë kryesisht elementë të dyshuar për trafik droge apo shfrytëzim prostitucioni.


Në listën e uniformave blu renditen 79 apartamente banimi dhe vila, 25 njësi tregtare, 84 automjete, një pallat 11-katësh, dy anije peshkimi, si dhe rreth 54 mijë metra katrorë sipërfaqe toke.
Në vetëm një rast në qytetin e Lezhës, gjykata ka aprovuar kërkesën e prokurorisë, pas referimit të saj, duke sekuestruar pasuri në vlerën e 670 mijë eurove të një individi me të shkuar kriminale në disa vende të Bashkimit Europian.
Operacioni “Vjeshtë 2017” nuk ka një afat të paracaktuar, thonë burime nga policia, ndaj pritet që të vijojë deri në fund të vitit dhe synon të arrijë shifra rekord në historinë e viteve të fundit, sa i takon vlerës së pasurive të sekuestruara.
Por, problem mbetet hallka tjetër, konfiskimi përfundimtar i aseteve për llogari të shtetit. Nga eksperienca e viteve të fundit, në shumicën e rasteve, si pasojë e zvarritjes së proceseve, por edhe manovrave ligjore, individëve iu kthehen pronat, pasi nuk arrihet të vërtetohet burimi kriminal. /TCH

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.