Mesazhet prekese te miqve të 21 vjeçares që u vra sot

Mesazhet prekese te miqve të 21 vjeçares që u vra sot

608
SHPËRNDAJE

Krimi i rëndë që tronditi sot kryeqytetin ku një 23-vjecar vrau vajzën që dashuronte ka prekur mbarë opinion publik, por ata që e kanë përjetuar edhe më keq ngjarjen janë të afërmit dhe miqtë e viktimës nga Zharrëza e Fierit.

Ata shprehin dhimbjen përmes postimeve në rrjetet sociale për vrasjen e studentes së drejtësisë, Ariela Murati 21 vjeç nga studenti i infermierisë Aldison Beluli 23 vjeç.”Ike ne lulen e rinise, na le te lenduar perjete”

Ngjarja ndodhi sot pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë dhe paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rendë ishte kërkesa për lidhje djalit, por e refuzuar nga vajza.

Pasi qëlloi për vdekje 21-vjecaren me 5 plumba, autori qëlloi ndaj vetes dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Njoftim i Policise

Rreth orës 14.52, ka ardhur një telefonate ne Sallen Operative se para portes se Fakultetit te Mjekesise ka ndodhur një vrasje me armë zjarri. Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se shtetasi A.B, rreth 23 vjeç nga Fieri ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasen A.M, 21 vjeçe nga Fieri studente, viti i tretë për Drejtësi, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A.B. ka qëlluar dhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë. Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rende ishte kërkesa për lidhje, e refuzuar nga vajza. Grupi hetimor në vendgjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e provës materiale një arme zjarri pistolete dhe dy gezhoja. Po vijon puna për zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.