Merkata e vjeter ne Fier do te prishet ,kercenojne me jete pronaret(video)

Merkata e vjeter ne Fier do te prishet ,kercenojne me jete pronaret(video)

2816
SHPËRNDAJE

Mbasi ka përfunduar afati dhjete ditor i leshuar nga bashkia Fier per prishjen e godines se ish Merkatos kane nisur kundershtimet e 10  pronarëve.Ka qene vendim i këshillit bashkiak qe ka vendosur fatin e kesaj godine mbeshtetur mbi hapjen e hapsires dhe zbatimit të ndërtimit të parkut të madh të qytetit. 
Pronarët e kundërshtojnë këtë vendim, ata kane shkuar më tej kur kane deklaruara se do e mbrojnë me jetë , kush vjen dhe e prish unë do ta vras, shprehet njëri prej tyre. Ata pohojnë se prej vitesh kanë kërkuar rikonstruksionin e kësaj godinë për të ruajtur vlerat kulturore por leja nuk I është dhënë nga bashkia. 

Sipas deklaratave te shprehura prej tyre një pjesë e pronarëve janë me certifikatë pronësie e një pjesë tjetër me vertetimin hipotekor. Nuk na jep certifikatën e pronësisë hipoteka, na thonë se dokumentat janë djegur në 1997.

Pronarët e godinës 100 vjecare pohojnë se në qoftëse bashkia do të bënte spital apo shkollë nuk do kundërshtonim , por të bëjë lulishte kur lulishtet e Fierit janë zaptuar me lokale e pallate nuk arrijmë ta kuptojmë. Do ta mbrojmë me jetët tona, kanë pohuar ata

Nga dita e nesërme pronarët e markatos presin që forca dhe mjete të INUV të shkojnë për ta prishur godinën 100 vjecare

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.