Mbyllja e ARMO-s, rriten me 33 % importet e naftës në tremujorin...

Mbyllja e ARMO-s, rriten me 33 % importet e naftës në tremujorin e parë

25
SHPËRNDAJE

Importet e naftës janë rritur në tremujorin e parë me 33 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Importet në sasi shënuan 109 mijë tonë në 2016 nga 73 mijë vitin e kaluar.

Burimet pranë tregut pohuan se shkaku kryesor për rritjen e importeve të karburanteve është mbyllja e rafinerisë së ARMO-s, nafta e cilës vitin që shkoi zuri rreth një të tretën e tregut vendas.

Për shkak të problemeve të administrimit që po kalon ARMO, e cila tashmë është zhytur në borxhe dhe në sekuestro nga dhjetëra kreditore, ka mbyllur tërësisht aktivitetin e prodhimit.

Ekspertët pohojnë se nëse rafineria nuk do të kishte akumuluar keqadministrimin e dy dekadave, ky vit do të ishte një periudhë e artë për të. Çmimet e ulta në tregjet ndërkombëtare favorizojnë përpunimin në vend të naftës që nxirret nga nëntoka shqiptare.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.