Masivi shkembor merr jeten e 3 personave

Masivi shkembor merr jeten e 3 personave

52
SHPËRNDAJE

Policia ka konfirmuar se tre viktima kanë mbetur nga ngjarja në Lezhë, ku një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali, duke zënë poshtë një makinë.

Njoftimi i Policise

Në rrugën Torovicë – Malecaj në Lezhë , një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali duke rënë mbi një mjet tip fuoristradë Land Rover me targë AA 322 CV.

Deri në këto momente, janë identifikuar 3 viktima të cilët ndodheshin brenda në mjet pasi gjysma e mjetit është e shtypur dhe mbuluar nga masivi shkëmbor. Shërbimet policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, zjarrfikëset dhe ambulancën ndodhen në vendngjarje për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Policia e Lezhës ka identifikuar viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi sot në Lezhë. Ata janë Edmond dhe Valentin Zefi (vëllezër) si dhe Alda Zefi, bashkëshortja e njërit prej tyre.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.