Kamioni i pare autonom per mbeturinat

Kamioni i pare autonom per mbeturinat

36
SHPËRNDAJE

Në zhvillimin më të fundit të automjeteve vetëlëvizëse, Volvo Group, në bashkëpunim me specialistët suedezë të riciklimit, Renova, po teston një kamion autonom për mbeturina që ka potencial për t’u përdorur në të gjithë mjedisin urban. Projekti hulumton se si automatizimi mund të kontribuojë në rritjen e sigurisë së trafikut, përmirësimin e kushteve të punës dhe ndikimin e ulët mjedisor.

 
Ky kamion autonom është projektuar për raunde më të sigurta të vozitjes brenda zonave të ndërtuara. Për të monitoruar dhe vëzhguar mjedisin rreth automjetit, sensorët vendosen në vende të caktuara rreth perimetrit të kamionit. Nëse has ndonjë pengesë, sensorët do e zbulonin menjëherë dhe do të urdhëronin që kamioni të ndalonte.

Lars Stenqvist, Shefi i Teknologjisë së Grupit të Volvo, shpjegon se zhvillimi i teknologjisë mund të përdoret për praktikë. Ai shtoi gjithashtu se kamionët me vetëdrejtim mund të reduktojnë lëndimet e zakonshme të punës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.