Helikopteri me i shpejte ne bote eshte Airbus

Helikopteri me i shpejte ne bote eshte Airbus

101
SHPËRNDAJE

Së fundi kompania Airbus ka paraqitur një patentë të re, për prodhimin e helikopterit më të shpejtë në botë.

Ky mjet fluturimi është një version më i përparuar i X3 Eurocopte, i cili aktualisht është në zhvillim e sipër dhe në vitin 2013 shënoi një rekord jo zyrtar si helikopteri më i shpejtë në botë, duke arritur një shpejtësi maksimale prej 487 km/h.

“Helikopteri kompleks” i Airbus është i aftë të arrijë një shpejtësi të lartë për shkak të komponentëve të tij. Kur pilotët duan të arrijnë shpejtësi të lartë, ata sjellin avionin në një fushë të ulët, dmth helikopteri konverohet në një avion.

Një tjetër tipar unik i helikopterit hibrid është mungesa e një helike në pjesën e sipërme të tij, por ajo është zëvendësuar nga dy helika anësore. Ashtu si me të gjitha patentat, mbetet të shihet nëse ky helikopter super i shpejtë do të arrijë ndonjëherë të prodhohet në masë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.