Droni ne madhesine e Boeing 777

Droni ne madhesine e Boeing 777

29
SHPËRNDAJE

Sipas kompanisë “Natilus” në Kaliforni një dron mallrash me madhësinë e një avioni Boeing 777 do të fillojë fluturimet në vitin 2020.

Këtë verë do të testohet prototipi i parë i paisjes. Nësë prova rezulton e sukseshme, atëherë droni do të përgjysmojë koston e anijeve të mallrave, pasi do të eliminojë nevojën për bord (staf) dhe do të maksimizojë efikasitetin.

Dronët pa pilot janë dizenjuar për tu ngritur dhe ulur në ujë, për të shmangur nevojën për të fluturuar mbi zonat e populluara. Ata do të shkarkojnë mallrat e tyre në porte dhe jo në aeroporte, dhe do të kombinojnë shpejtësinë e transportit ajror me kostot më të ulta që lidhen me anijet e mallrave.

Sipas raportit të kompanisë prototipi i paisjes ka madhësinë dhe peshën e një droni ushtarak Predator. Rreth 70 për qind e automjetit është ndërtuar dhe fluturimet fillesatre janë planifikuar për në verë.

Kompania shpreson t’i zgjerojë këto fluturime probvë në 30 orë, mes Los Anxhelos dhe Haëaii. Droni fillimisht do të mbajë një ngarkesë rreth 700 paund (317 kg) dhe më pas do të transportojë rreth 200,000 paund (90.7 ton). Ai do të fluturojë në lartësinë prej rreth 6.09 km, shumë më e ulët se sa ajo e avionëve komercialë, të cilët kanë një lartësi mesatare 8.5 km dhe 10.6 km.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.