Danimark:Ulet ne 80% cmimi i makinave

Danimark:Ulet ne 80% cmimi i makinave

114
SHPËRNDAJE

Për shkak të tatimeve të larta, çmimet e automobilave në Danimarkë janë ndër më të lartat në Evropë dhe së shpejti ky vend planifikon t’i ulë tatimet për automjetet.
Shkalla aktuale e tatimit për automjetet e udhëtarëve në Danimarkë është 180 për qind dhe sipas propozimit të Ministrisë së Ekonomisë së këtij vendi do të ulet në 100 për qind, transmeton KosovaPress.
Nëse parlamenti danez miraton propozimin, Golfi më i lirë me 1.0 TSI benzinë dhe me pakon e pajisjes Trendline, i cili tash kushton 28.000 euro, do të dalë në tregun me pakicë për 3.000 euro.
Në këtë mënyrë çmimi i këtij automobili do të jetë 25 mijë euro, që është ende dukshëm më i lartë në krahasim me Gjermaninë, ku ky model kushton nën 18.000 euro.
Ata që vendosin të blejnë modelin si, për shembull, VW Passat e ri, do të kursejnë 7.500 euro. Danimarka ka nisur të shtojë tatimet mbi automobilat qysh pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa i ka rritur dukshëm gjatë krizës së naftës të viteve ‘70-ta të shekullit të kaluar/koha.net

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.