Avioni i pare elektrik ne bote do te dale se shpejti ne...

Avioni i pare elektrik ne bote do te dale se shpejti ne treg

77
SHPËRNDAJE

Fluturimet me aeroplanë privatë mund të ndryshojnë përgjithmonë. Kjo, pasi avioni i parë elektrik në botë është gati për të dalë në treg.

Avioni vezak, i quajtur Lilium është prezantuar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA). Ai nuk ka nevojë të ulet në një aeroport dhe nuk e dëmton mjedisin.

Krijuesi i tij Daniel Viegand thotë: “Aeroplani mund të ngritet dhe të zbresë në mënyrë vertikale, prandaj ai nuk kërkon ndonjë infrastrukturë të shtrenjtë, të cilën mund ta shihohim nëpër aeroporte. Për të zvogëluar zhurmën dhe ndotjen, përdorim motorë elektrikë, kështu që aeroplani do të mund të fluturojë edhe në afërsi të mjediseve urbane”.

Ai është dizajnuar për fluturime gjatë ditës dhe në kushte të mira të motit. Ky aeroplan pritet të dalë në treg në vitin 2018 edhe pse ende nuk dihet se sa do të kushtojë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.