Lulëzon tregtia e kompanive shqiptare me vendet ‘offshore’

Lulëzon tregtia e kompanive shqiptare me vendet ‘offshore’

22
SHPËRNDAJE

Ishujt Cayman, një nga parajsat fiskale më të përdorura të kompanive që veprojnë në Shqipëri, ka qenë i preferuar vitet e fundit edhe për eksportuesit. Nuk mbetet pas as Hong Kongu, ndërsa në vite në mënyrë sporadike dhe shuma të vogla ka pasur shitje edhe në Ishujt britanikë Virgin, Seishelle apo Panama.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se eksportet drejt ishujve Cayman u pesëfishuan në vitin 2015, duke arritur në 1 miliardë lekë. Edhe drejt ishujve të padëgjuar Marshall, eksportet janë gjashtëfishuar, ndonëse duke u nisur nga një bazë e vogël.

Me gati 12 miliardë lekë, Xeherorët, Zgjyra dhe hiri janë kapitulli i 6 më i eksportuar, nga 99 kapitujt që raporton INSTAT në statistikat e tij dhe zënë gati 5% të totalit të eksporteve.

Edhe drejt Hong Kongut janë rritur ndjeshëm eksportet në 2015, me 675%, duke arritur në gati 1 miliard lekë. Edhe këtu xeherorët kanë qenë produkti më i eksportuar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.