Kush janë tre prokuroret që duan arrestimin e Tahirit dhe lidhja me...

Kush janë tre prokuroret që duan arrestimin e Tahirit dhe lidhja me Sali Berishën

196
SHPËRNDAJE

Tre prokurorët që përfaqësuan sot organin e akuzës në Komisionin e Mandateve, janë nga Tropoja.Të tre duket se kanë lidhje të forta me Sali Berishën dhe të birin, Shkëlzen Berisha.

Besim Hardarmataj nga Tropoja është kushëriri i dytë Sali Berishës, i denoncuar nga Artan Hoxha në televizion si njeriu që i çoi fotot e videot Berishës nga operacioni i Babicës së Vogël.

Elisabeta Ymeraj nga Tropoja është pjesëtare e Grevës së Urisë të Shkëlzen Berishës në vitin 1999. Gruaja e Agron Bajrit, kushëri i dytë i Shkëlzen Berishës.

Gentian Osmani nga Tropoja, shok klase i Shkëlzen Berishës. Ka mbyllur çështjen e Gjin Gjonit në Elbasan në 2014 së bashku me Bledar Mustafarajn. Asokohe Gentian Osmani ka qenë kryeprokuror rrethi ndërsa Bledar Mustafaraj prokuror i çështjes.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.