Ktheheshin nga festa e “8 Marsit”,aksidenti tragjik i merr jetën 30-vjeçares 

Ktheheshin nga festa e “8 Marsit”,aksidenti tragjik i merr jetën 30-vjeçares 

127
SHPËRNDAJE

 Pesë mikesha kishin vendosur që këtë 8 mars ta festonin së bashku, duke drekuar diku jashtë qytetit të Korçës, por fati nuk ka qenë me to. Akoma më tragjike kjo ditë ka qenë për njërën prej tyre, 30-vjeçaren Etleva Shallo, e cila nuk ka mundur t’i mbijetojë aksidentit që ato pësuan.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin Korçë -Pogradec në afërsi të fshatit Pirg, ku automjeti tip “Reno” me targa Ko 8946A ka dalë nga rruga, dhe ka përfunduar i përmbysur në një parcelë.

 
Si pasojë e përplasjes, 5 vajzat që ndodheshin në makinë janë aksidentuar rëndë, dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, por Etleva nuk mundi të mbijetojë.
Burime nga vendi i ngjarjes thonë se shkak i aksidentit dyshohet të jetë lagështia në rrugë, çka ka shkaktuar edhe rrëshqitjen e makinës.
Mjeti me pesë persona ka qenë duke u kthyer nga qyteti i Korçës drejt fshatit Vërcun, ku banonin edhe gratë e përfshira në aksident.
Ndërkaq të plagosurat ndodhen në spitalin e Korçës ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa njëra prej tyre për shkak të plagëve të rënda që ka marrë në trup pritet të transportohet drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të aksidentit fatal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.