Kryeministri Rama premton transformime te tjera per Vloren

38
SHPËRNDAJE

VLORE – Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Vlorës për shpërndarjen e “Çmimeve të Arta të Lungomares”.

Në fjalën e tij, Rama tregoi disa nga projektet që qeveria ka në plan këtë mandat. Ajo që bëri përshtypje ishte ideja e një tuneli në Llogara.

“Do nisim bulevardin e ri që do sjelli transformim po kaq të madh përgjatë trupit të qytetit. Do vijojmë me investimin për qendrën historike të Vlorës, që do i japë qytetit një mundësi për të shfaqur identitetin e vet, më pas me transformimin e aksit që na çon nga Radhima në Orikum, do ketë përgatitje edhe për vijën bregdetare të Orikumit.

Jemi në diskutim për të finalizuar projektin, nga Orikumi, përmes Llogarasë drejt Himarës, po shohim dy variante, variantin e projektit ekzistues për ta bërë me standarte europiane, dhe variantin tjetër për një tunel në Llogara, ju mos u tregoni të paduruar” tha Rama.

Bashkë me kryeministrin Rama, në Vlorë ndodhej edhe Komisioneri i Zgjerimit Johanes Hahn, i cili premtoi se BE-ja ishte e gatshme të financonte edhe fazat e tjera të projektit të Lungomares.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.