Klikimet e shumta per llotarine Amerikane bllokojne  serverin

Klikimet e shumta per llotarine Amerikane bllokojne  serverin

47
SHPËRNDAJE

Shqiptarët që kanë aplikuar për lotarinë amerikane do duhet të presin edhe disa orë për të kontrolluar nëse janë fitues, pasi serveri i faqes së lotarisë ka rënë.

Më shumë se çdo gjë tjetër, në axhendën e shumë qytetarëve këtë të martë ka qenë shpresa për një përgjigje pozitive nga Lotaria Amerikane. Edhe pse orari zyrtar kur hapej serveri për të kontrolluar nëse janë përzgjedhur nga sistemi ishte ora 18:00 i kësaj pasditeje, asnjë prej atyre që shpresonte nuk ka marrë përgjigje pasi ngarkesa e madhe dhe fluksi në të njëjtin orar ka bërë që serveri të mos jetë i disponueshëm për rreth 1 orë.
Të shumtë janë qytetarët të cilët kanë aplikuar për një jetë më të mirë jashtë Shqipërisë dhe bindja është se Lotaria Amerikane mund të ishte një mundësi e artë.
Trendi i viteve të fundit në këtë Lotari flet për aplikimin në masë të qytetarëve shqiptarë dhe kryesisht të rinjtë të cilët me sa duket nuk po e gjejnë dot vetën në vendin ku kanë lindur pas studimeve. Dhe pse kontrolli online në sistem ka afat disa ditë, padurimi për një përgjigje pozitive pritet të shuhet në orët në vazhdim.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.