Kartëmonedha më e falsifikuar në tregun shqiptar..

Kartëmonedha më e falsifikuar në tregun shqiptar..

42
SHPËRNDAJE

 Kartëmonedha më e falsifikuar në tregun shqiptar është prerja 1 mijë lekëshe.
 Në raportin vjetor të 2016-ës, që ka dorëzuar në Kuvend, Banka e Shqipërisë raporton se gati gjysma e parave të falsifikuara në Shqipëri i përkasin prerjes 1 mijë lekëshe, çka e bën atë një kartëmonedhë me rrezik më të lartë se sa prerjet e tjera për mashtrim.
“Konstatohet se kartëmonedhat e falsifikuara të prerjes 1000 lekë përbëjnë rreth 47% të totalit të kartëmonedhave dhe monedhave të falsifikuara. Më pas renditen monedha metalike 50 lekë me 19% të totalit, si dhe prerjet 500 lekë dhe 2000 lekë me respektivisht 15% dhe 14 % të totalit,” thuhet në raport.
Banka nuk e zbulon se sa është vlera totale e parave të falsifikuara që u konstatuan në treg gjatë vitit të kaluar. Por sipas saj, krahasuar me vitin 2015, vlera kartëmonedhave të falsifikuara është ulur me 13 për qind

“Në përgjithësi, krahasuar me sasinë e kartëmonedhave dhe monedhave metalike në qarkullim, kartëmonedha e falsifikuara mbeten në sasi të papërfillshme,”- deklaron BSH.

Paratë në qarkullim
Sipas Bankës së Shqipërisë në fund të vitit 2016, në Shqipëri ishin në qarkullim 131,2 milionë copë kartëmonedha leku. Sipas Bankës vlera totale e parave që qarkullojnë është 254.7 miliardë lekë.

“Në krahasim me vitin 2015, numri i kartëmonedhave në qarkullim është rritur me rreth 5,9 milionë cope, ndërsa vlera e tyre është rritur me 8.2%,” thuhet në raportin e BSH

Sipas raportit, ndryshimi i këtyre treguesve vjen si pasojë e trendit që vazhdon të ndjekë struktura e parasë në qarkullim, në favor të kartëmonedhave me vlerë nominale 5000 Lekë dhe 2000 Lekë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.