Kapet furgoni me 710 kg droge ,ne pranga pronari i mjetit

Kapet furgoni me 710 kg droge ,ne pranga pronari i mjetit

52
SHPËRNDAJE

Vlorë Në vijim të operacionit antidrogë “Weekends”, Policia ka arrestuar një nga bashkëpunëtorët dhe ka shpallur në kërkim një tjetër! 
Më datë 16 qershor 2017, mbi bazën e operacionit antidrogë, ku u sekuestrua një furgon “Benz Mercedes” me 710 kilogramë lëndë narkotike në banesën e shtetasit Selman Hamitaj (arrestuar) në fshatin Dukat të Vlorës, Policia e Vlorës në kuadër të hetimeve për dokumentimin e ngjarjes, ka arrestuar shtetasin Dashamir Tola (vëllain e Bardhyl Toles), si një nga bashkëpunëtorët në lidhje me këtë veprimtari kriminale.
Nga veprimet e kryera hetimore, ka rezultuar se shtetasi Dashamir Tola i’a ka kaluar furgonin në fjalë shtetasit A.T., pa përpiluar aktet e nevojshme konform ligjit, në lidhje me shitjen e automjetit. Policia ka shpallur në kërkim shtetasin A.T., 34 vjeç, banues në Tiranë, si një nga autorët e implikuar në këtë ngjarje.
Gjithashtu, në vijim të planit të masave për goditjen e rasteve të kultivimit apo prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Policia e Vlorës ka sekuestruar 23 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva. Lënda narkotike u gjet e fshehur në rrënojat e një ndërtese të vjetër në në fshatin Tragjas, e cila ishte e vendosur në 4 thasë sintetike, ku i’u bë sekuestrimi i saj në cilësinë e provës materiale. Vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve në lidhje me këtë rast. Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Vlorë
Në vijim të operacionit antidrogë “Weekends”, Policia ka arrestuar një nga bashkëpunëtorët dhe ka shpallur në kërkim një tjetër !
Arrestohet shtetasi:

· Dashamir Tola, 35 vjeç, banues në Durrës.
Më datë 16.06.2017, mbi bazën e operacionit antidrogë, ku u sekuestrua një furgon “Benz Mercedes” me 710 kilogramë lëndë narkotike në banesën e shtetasit Selman Hamitaj (arrestuar) në fshatin Dukat të Vlorës,,, ju bëjmë me dije se Policia e Vlorës në kuadër të hetimeve për dokumentimin e ngjarjes, ka arrestuar shtetasin e mësipërm – Dashamir Tola (vëllain e Bardhyl Toles), si një nga bashkëpunëtorët në lidhje me këtë veprimtari kriminale.
Nga veprimet e kryera hetimore, ka rezultuar se shtetasi Dashamir Tola i’a ka kaluar furgonin në fjalë shtetasit A.T., pa përpiluar aktet e nevojshme konform ligjit, në lidhje me shitjen e automjetit.
Policia ka shpallur në kërkim shtetasin A.T., 34 vjeç, banues në Tiranë, si një nga autorët e implikuar në këtë ngjarje.

__________________________
Gjithashtu, në vijim të planit të masave për goditjen e rasteve të kultivimit apo prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Policia e Vlorës ka sekuestruar 23 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva.


Lënda narkotike u gjet e fshehur në rrënojat e një ndërtese të vjetër në në fshatin Tragjas, e cila ishte e vendosur në 4 thasë sintetike, ku i’u bë sekuestrimi i saj në cilësinë e provës materiale.
Vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve në lidhje me këtë rast.
Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.