Itali:Kapet shqiptari me 214 kg droge

Itali:Kapet shqiptari me 214 kg droge

64
SHPËRNDAJE

Një korrier droge, shqiptari Altin Deromemaj, 37 vjeç, është arrestuar nga “Guardia di Finanza” e Leçe-s, teksa transportonte 214 kg marijuanë, e fshehur në një fugon tip “Renault Trucks”, raportojnë sot mediat lokale.
Ai është ndaluar teksa lëvizte me automjetin në autostradë, në Carovigno (Brindisi).
37-vjeçari, i tradhtuar nga nervozizmi gjatë kontrollit, ka bërë që efektivët të kryenin një kontroll më të detajuar në automjet, shkruan media lokale “Quotidiano di Puglia”.
Në fugon u gjetën 78 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 214 kg.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.