Ismail Kadare nderohet me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”

Ismail Kadare nderohet me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”

55
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi sot shkrimtarit te shquar Ismail Kadare “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” me motivacionin:

“Në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje të pakufishme për veprat e vyera letrare, për pasurimin e pashtershëm e të çmuar të letrave shqipe, si dhe për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë në drejtim të lartësimit të emrit e vlerave të kombit shqiptar anembanë botës”.

Kreu i shtetit ia dorezoi Dekoraten shkrimtarit të madh, gjatë punimeve të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Shekulli i Kadaresë”, organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, me rastin e 80-vjetorit të lindjes se tij.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.