Ish-oficeri i policisë Fier :Bllokuam skafin e Habilajve, policia e Vlorës na...

Ish-oficeri i policisë Fier :Bllokuam skafin e Habilajve, policia e Vlorës na ktheu armët kundër

430
SHPËRNDAJE

Bledar Naçi, ish-oficer i Antidrogës, dikur i dekoruar nga Saimir Tahiri dhe i përgëzuar nga Edi Rama për “heroizëm”, ndërsa sot i detyruar të strehohet nga përndjekja e shtetit që i shërbeu për shumë vite.

Dje, në pjesën e parë të intervistës për “Gazetën Shqiptare”, ish-efektivi i Antidrogës së Fierit rrëfeu detajet e shoqërimit të vëllezërve Habilaj dhe lirimin e tyre me urdhrin e drejtorit të policisë.

Pas këtij incidenti, njësoj si shokët e tij Naçi u akuzua se i kishte marrë 10 mijë lekë të reja një personi që sot rezulton i dënuar për disa vepra penale.

“Gazeta Shqiptare” sjell sot pjesën e dytë të intervistës me ish-efektivin e policisë, Bledar Naçi (sot ndodhet në një vend të BE) ku ai flet për trafikun e heroinës dhe kokainës.

Naçi tregon dy incidente: i pari, kur sekuestruan 3.5 kg heroinë dhe “i zoti i mallit” i kërcënoi duke thënë se “Përgjimet që ju i dëgjoni në zyrë, mua mi sjellin nga Tirana dhe i kam në shtëpi”.

Dhe incidenti tjetër, kur ai dhe Zagani ndaluan një skaf të dyshuar për trafik dhe policia e Vlorës u përplas me ta me armë, pasi nuk lejonte sekuestrimin e skafit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.