Intel redukton 12 mijë vende pune

Intel redukton 12 mijë vende pune

45
SHPËRNDAJE

Menaxhmenti i kompanisë amerikane Intel ka njoftuar se deri në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm do të pushojë gjithsej 12 mijë të punësuar në sektorët në mbarë botën, që është 11 për qind e fuqisë së përgjithshme punëtore të këtij gjigantit të teknologjisë.

Në një komunikatë të kompanisë thuhet se reduktimet janë të nevojshme në kuadër të rikonstruimit të planifikuar të biznesit dhe se në të ardhmen kompania gjithnjë e më shumë do të punojë në zhvillimin e teknologjisë së internetit dhe smart telefonave.

Ata theksojnë se “Intel” gjithnjë e më pak do t’i përkushtohet punës në fushën e prodhimit të kompjuterëve desktop dhe do të fokusohet në trendet, dhe kështu do të bëhet kompania më fitimprurëse.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.