“Ikin Kanadezet e Bankers , tani do shohim Kinez ne  Fier”

“Ikin Kanadezet e Bankers , tani do shohim Kinez ne  Fier”

1265
SHPËRNDAJE

Bankers Petroleum Ltd njofton se duke filluar që sot, mbylljen e planit të marrëveshjes të njoftuar më parë me degët e Geo Jade Petroleum Corporation. Në bazë të marrëveshjes, kompania Geo Jade ka blerë të gjitha aksionet e emetuara të kompanisë Bankers, nëpërmjet degëve të saj, për një çmim prej 2.20 dollar kanadez për aksion.

Pritet që për tre deri në katër ditë, aksionet e Bankers të mos listohen në bursën e Torontos. Aksionet e Bankers nuk do të listohen më gjithashtu edhe në bursën e Londrës në ditët në vijim.
Aksionerët përfitues, të cilët zotërojnë aksionet e tyre nëpërmjet komisionerëve si: banka ose firmë investimi, duhet të presin për të marrë pagesën pas pesë deri në shtatë ditë pune, pas mbylljes së marrëveshjes.
Rreth Geo-Jade

Geo-Jade është një ndër kompanitë e pavarura më të mëdha të eksplorimit dhe prodhimit të listuara në Shanghai Stoçk Exçhange (SH: 600759) me një kapitalizim tregu më të madh se Ç $ 3.6 Miliard dollarë. Geo-Jade ka bërë investime të suksesshme të naftës dhe gazit në mbarë botën, me asetet kryesore të vendosura në Azinë Qendrore, Amerikën e Veriut dhe në Kinë.
-Kush ishte Bankers  Petrolium-

Nga 600 barrela nafte qe prodhoheshin ne 2004 arriti ne 19.384 barrela nafte bruto ne dite 

Marrëdhëniet ne Komunitet dhe investimi permbledhes  në marrëdhëniet e komunitetit ne projektet nga 2009-2015: 7,5 million $ 

Punësimi total:  1700 njerëz  ne punesim te drejtpërdrejtë e shtetasve shqiptarë:

 500 punësimin indirekte e shtetasve shqiptar

Tatimet taksat akumulative të paguara ndaj  Qeverisë Shqiptare: 575 $ milionë 

Familjes mbretërore -Pagesat tatimore 2015: $ 40 milionë 

Taksa bashkive dhe komunave: 1,5 milion $

Një ditë pasi “Bankers Petroleum” njoftoi se po shkon drejt shitjes së të gjitha aseteve që zotëron, me vlerë totale prej 392 mln eurosh, Ministria e Energjisë sqaron se transferimi i aksioneve tek një kompani kineze nuk cënon asnjë detyrim ndaj shtetit shqiptar.
“Nuk ndryshon raporti i shtetit shqiptar me kompaninë që operon në fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës dhe detyrimet që kjo kompani ka ndaj shtetit shqiptar në respektim të marrëveshjes hidrokarbure, për pagesat kryesore, ku më e rëndësishmja është renta, si dhe marrëveshjen e Bankers me Tatimet për shlyerjen e disa detyrimeve që rrjedhin nga vlerësimi tatimor”, deklaroi Koli Bele, sekretar i përgjithshëm i MEI.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.