I prenë kokën nga pazaret e drogës, Gjykata denon Fierakun 

I prenë kokën nga pazaret e drogës, Gjykata denon Fierakun 

718
SHPËRNDAJE

Përfundon në Gjykatën e Korfuzit gjyqi për vrasjen me prerje koke të Bledar Terpollarit në 9 maj 2016 në Gliki të Igumenicës.Bledar Terpollari u vra mizorisht në Igumenicë.

Gjykata dënoi me burgim të përjetshëm (me të drejtë lirie pas 20 vitesh) plus 5 vjet të tjera burg shtetasit Emiljano Nana, 28-vjeç nga fshati Tosk Martalloz i Tepelenës dhe Vidjon Gogaj, 27-vjeç nga Fieri. Është shpallur i pafajshëm Pajtim Jaupi, 28-vjeç nga Tepelena, raporton “Panorama”.

Jaupi mbrohej nga avokati nga Janina, Dhimitri Mpouka. Në kërkim mësohet se është Krenar Terpollari, 27-vjeç, i cili ndodhet i arrestuar në Shqipëri dhe një shtetas tjetër shqiptar.

Ne vendimin e Gjykatës thuhej qe vrasja ndodhi për shkak te prishjes së pazareve të trafikut të drogës.Viktima i kishte borxh vrasësve 20 mije euro te fituara nga shitja e drogës ne Greqi.Bledar Terpollari nga Backa e Skraparit u vra në kufirin shqiptaro-grek ne Gliki, Igumenicë. Ai është varrosur pa kokë, pasi ajo nuk u gjet kurrë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.